SHBA – Uashingtoni ashpërson politikën e vizave ndaj vizitorëve të Phenianit

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Uashingtoni anuloi një masë për përjashtimin nga vizat për të huajt që kanë shkuar këto tetë vitet e fundit në Korenë e Veriut, gjë që rrezikon të ndikojë në sektorin turistik të Phenianit.

Autoritetet amerikanë kanë mundësuar për shtetasit e 38 vendeve mes të cilave Koreja e Jugut, Japonia apo Franca, për të hyrë në territorin e tyre pa viza gjatë 90 ditëve.

Por, ky përjashtim ishte pezulluar tashmë për vizitorët që kishin shkuar në tetë vende, përfshirë dhe Korenë e Veriut që prej 1 marsit 2011, sipas një mase të publikuar në faqen e autoritetit amerikan për doganat dhe mbrojtjen e kufijve.

Shtetasit e 38 vendeve, të ndodhur para këtij rasti, nëse dëshirojnë të hyjnë në SHBA duhet të kërkojnë një vizë turistike ose biznesi.

Ndryshimi i këtij rregulli përfshin dhjetëra mijëra persona që kanë vizituar këto tetë vitet e fundit në Korenë e Veriut për një vizitë turistike./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.