TIRANË, 6 Gusht /ATSH/ -Bayern Munich po kërkon një sulmues cilësor dhe pasi nuk arriti tek ylli i Manchester City leroy Sane, tashmë duket se ka vënë në objektiv talentin e Ajax, Hakim Ziyech.
Talenti maroken, Hakim Ziyech, po ndiqet me shumë interes nga Bayerni, i cili nga ana tjetër po ndjek edhe Leroy Sane. Por duke parë vështirësitë për të arritur pikërisht te lojtari i Manchester City-t, duket se drejtuesit bavarezë kanë gjetur alternativën e duhur, pikërisht Ziyech.
Marokeni ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali, por me afrimin e Nicolas Pepe anglezët duket se kanë hequr dorë.
Tashmë duket se pas largimit të de Ligt drejt Juventusit, de Jong drejt Barcelonës si dhe me van de Beek është që duket pranë Real Madrid, eksodi i lojtarëve në shtëpinë e Ajaxit mund të vazhdojë.
/gj.m/























