Ballina Bota

GJERMANI – Demmer: Të përgatitur për një Brexit pa marrëveshje

BERLIN, 5 gusht /ATSH-ANSA/ – Jemi të përgatitur për të gjitha eventualitetet, madje edhe për një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, deklaroi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer në një konferencë për shtyp në Berlin.

Zëdhënësja ka përsëritur qëndrimin e qeverisë gjermane se “dëshirojmë një dalje të rregullt të Britanisë së Madhe nga BE sepse një alternativë tjetër nuk e dëshiron askush dhe Gjermania është e gatshme të ndihmojë për çdo opsion të mundshëm’’.

”Në muajin e fundit rreth 50 ligje janë ndryshuar në këtë drejtim vetëm për të përshtatur aspektin rregullator për një Brexit të mundshëm pa marrëveshje”, shtoi ajo./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSako: Fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë, të gjithë duhet të kontribuojmë
Artikulli tjetërEGJIPT – Paraqitet sarkofagu i Tutankhamonit, në restaurim e sipër