TIRANE, 3 gusht /ATSH/ -Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Në mesditë e pasdite përgjatë maleve do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 12 m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/32 | diell |
| Kukës | 21/30 | diell re |
| Lezhë | 24/31 | diell |
| Dibër | 20/30 | diell re |
| Durrës | 23/31 | diell |
| Tiranë | 24/33 | diell re |
| Elbasan | 24/34 | diell re |
| Berat | 20/33 | diell |
| Vlorë | 22/32 | diell |
| Korçë | 20/29 | diell |
| Gjirokastër | 19/34 | diell |
| Sarandë | 23/31 | diell |
/e.malaj/












