Spiropali uron kryebashkiaken e Durrësit: Shumë është bërë, shumë më shumë do të bëhet

TIRANË, 2 gusht/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali i uroi suksese kryetares së re të bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, e cila sot bëri betimin për mandatin e saj të parë në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.

Spiropali shprehet se qeveria dhe bashkia e Durrësit do të bëjnë më shumë për qytetarët.

“Suksese Valbonës në detyrën e re të drejtimit të Bashkisë së Durrësit. Me konstituimin e Këshillit Bashkiak vijojmë realizimin e punëve e projekteve ambicioze të qeverisë dhe bashkisë për Durrësin që duam. Shumë është bërë, shumë më shumë do të bëhet”, shprehet Spiropali.

Valbona Sako u betua sot si kryetare e bashkisë së Durrësit, gjatë ceremonisë që u zhvillua në sallën e Këshillit të qarkut Durrës./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.