Ballina Flash

“Real Madrid”, gati oferta për Pogba

TIRANË, 2 Gusht /ATSH/ – Reali i Madridit po përgatitet të bëjë sulmin final gjatë këtyre ditëve për të marrë shërbimet e mesfushorit francez të Manchester United, Paul Pogba.

Madrilenët shpresojnë se mund të mbyllin gjithçka deri në datën 8 gusht kur përfundon edhe merkato në Angli.

Nëse nuk arrin dot te Pogba, të cilin Manchester United po e shtrëngon fort me të gjitha mënyrat, atëherë Reali i Madridit do të hidhet në sulm për talentin e Ajaxit, Donny Van de Beek.

Sipas Marcas, Los Blancos janë gati të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për mesfushorin holandez, i cili nëse do të largohej nga harkëtarët do të bëhej shitja e tretë më e shtrenjtë e Ajaxit pas De Jong dhe De Ligt.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Zâ Fest” nis sot në Theth, Soreca: Rrugës drejt Thethit, ngjyra të mahnitshme të liqenit dhe peizazhe të mrekullueshme
Artikulli tjetërDekreti i Metës për zgjedhje më 13 tetor, KQZ shqyrton kërkesën e 3 partive jo parlamentare