Dekreti i Metës për zgjedhje më 13 tetor, KQZ shqyrton kërkesën e 3 partive jo parlamentare

TIRANË, 2 gusht /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet të shtunën për shqyrtuar kërkesën e partive Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim për fillimin e proceduarve për zgjedhjet vendore të 13 tetorit të dekretuar si datë zgjedhjesh nga presidenti, pasi ai vendosi anulimin e datës 30 qershor.

Në një njoftimin për mediet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bën të ditur se mbledhja  e cila do të mbahet në orën 10.00 është thirrur nga kryetari Klement Zguri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.