MOSKË, 2 gusht /ATSH-AFP-DPA/ – Rusia njoftoi sot fundin e traktatit të çarmatimit bërthamor, INF, sipas saj, me iniciativën e SHBA-së.
“Më 2 gusht 2019, me iniciativën amerikane, pushoi efektet traktati i nënshkruar më 8 dhjetor 1987 në Uashington mes BRSS dhe SHBA-së për asgjësimin e raketave me rreze të mesme veprimi”, sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme ruse.
”Uashingtoni e konfirmon fundin e këtij traktati dhe akuzon Moskën”, deklaroi nga ana e tij sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Tërheqja e SHBA konform nenit XV të traktatit hyn sot në fuqi sepse Rusia nuk ka respektuar kushtet”, theksoi Pompeo, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bangkok.
Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 1987, midis presidentëve Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, konsiderohet një moment historik i fundit së Luftës së Ftohtë.
Uashingtoni ka akuzuar Moskën se ka shkelur traktatin në mënyrë të përsëritur që nga viti 2014, por Rusia e mohon këtë gjë./ a.jor.












