Ballina Bota

VJENË – 2/3 e austriakëve duan të punojnë edhe pas pensionit

VJENË, 1 gusht /ATSH-APA/- Dy të tretat e austriakëve pretendojnë se duan të bëjnë vullnetarin ose të vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, sipas një studimi të porositur nga platforma “seniors4success”.

Rreth 16% prej tyre thanë se nuk ishin të sigurt, ndërsa 18% të tjerë theksuan se nuk dëshironin të punonin.

Tendenca për të punuar po rritet.

Në vitin 2017, kur studimi u krye për herë të fundit, 56% thanë se donin të vazhdonin punën, ndërsa në vitin 2019 ishte 66%.

Sipas ”senior4success”, ”dëshira për të vazhduar punën ka të bëjë pak në lidhje me paratë dhe më shumë me ndjenjën e vlerësimit të vetvetes”./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKulluri apel demokratëve: Mos pritni që krizën ta zgjidh Basha, ai e ka krijuar
Artikulli tjetërFOTO/ Bulevardi i ri, atraksion i kryeqytetit aty ku jeta gumëzhin 24 orë