Ballina Bota

RUSI – Shi artificial për shuarjen e zjarreve

MOSKË, 1 gusht /ATSH-ANSA/- Përpjekjet për të luftuar zjarret në Siberi do të vazhdojnë me aksione të inxhinierisë klimatike, pra duke nxitur reshje artificiale me avionë të modifikuar për përhapjen e jodurit të argjendit, njoftoi kompania federale ruse ”Avialesohrana”.

Përpjekjet për të nxitur këto reshje do të bëhen në territorin e Krasnojarskut dhe në rajonin e Irkutskut.

“Sot, një aeroplan zbulues ‘Antonov An-26’ u ngrit nga Irkutsku dhe u nis për në veri të vendit, ku janë raportuar kushte të përshtatshme për shirat artificiale, të cilat mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve në zonë’’, theksoi kompania  ”Avialesohrana”./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – BE ende pa konsensus për drejtuesin e FMN-së
Artikulli tjetërBM – Zgjedhjet në Uells testi i parë për Johnson