PARIS, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Parisi theu sot rekordin historik të temperaturës ekstreme që u shënua më shumë se 70 vite më parë, me 41 gradë Celsius e matur në orën 13:42 (11:42 GMT) në qytet, bën të ditur Meteo-France.
Që nga fillimi i matjes së temperaturës në 1873, kryeqyteti e kishte kaluar pragun e 40 gradë Celsius vetëm një herë, më 28 korrik 1947, me 40,4 gradë Celsius.
Shërbimi Meteorologjik parashikon që temperatura të arrijë deri në 42 gradë Celsius për ditën e sotme, ditë që shënon edhe pikun e valës së të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Francën që nga dita e hënë.//v.b/ a.jor.























