MADRID, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri në ikje, Pedro Sanchez do të kalojë sot votimin e parë para deputetëve për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë, por shanset për t’ia dalë mbanë duket se po zbehen, pas shkëmbimeve me tone kritike me aleatët e tij potencialë.
Pjesa e parë e debatit për emërimin, një ditë më parë, ndryshoi drejtim me shkëmbimin e kritikave dhe kërcënimeve mes liderit socialist 47 vjeç dhe Pablo Iglesias, lideri i së majtës radikale Unidas Podemos, për të cilin ai ka vërtetë nevojë.
Me vetëm 123 nga 350 deputetë, Partia Socialiste spanjolle (PSOE) duhet të marrë mbështetjen e 42 deputetëve të së majtës radikale, atë të partive rajonale, përfshirë indipendentistët katalanas./ /v.b/ a.jor.












