Ballina Bota

SPANJË – Sanchez humb votimin e parë të besimit në parlament

MADRID, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Deputetët spanjollë refuzuan sot rizgjedhjen e kryeministrit në ikje, Pedro Sanchez, të cilit i mbeten tashmë vetëm dy ditë për të siguruar mbështetjen e së majtës radikale, në negociata të konsideruara si shumë të vështira.

Pedro Sanchez mundi të sigurojë vetëm 124 vota pro, ndërkohë që i duheshin 176 vota për t’u rizgjedhur në raundin e parë.

Përpara raundit të dytë, i parashikuar të enjten në orën 13:30, atij i duhet të arrijë një marrëveshje koalicioni me të majtën radikale të Unidas Podemos për të siguruar shumicën e thjeshtë./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – ”Mbreti Luan” në krye të box-office në Amerikën Veriore
Artikulli tjetërFOTO/ Mbarëvajtja e sezonit turistik, Klosi dhe Margariti mbledhin Task Forcën e Turizmit në Fier