Ballina Bota

SHBA – Esper zgjidhet në krye të Pentagonit

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Me 90 vota pro dhe tetë kundër, Senati amerikan konfirmoi emërimin e Mark Esper, 55 vjeç, si ministër të Mbrojtjes, duke i dhënë fund periudhës më të gjatë që Pentagoni ka mbetur pa një shef të përhershëm, shtatë muaj.

Esper u zgjodh pasi Patrick Shanahan hoqi dorë në qershor për arsye familjare, pasi kishte zëvendësuar si i përkohshëm Jim Mattis, që kishte pasur probleme me Donald Trump.

Ish-ushtar dhe ish-lobist i fabrikës së armëve “Raytheon”, sekretar i shtetit që prej vitit 2017, Esper mori një mbështetje të gjerë bipartizane. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsambleja Kombëtare, Shalsi: PS, forcë politike që vazhdimisht përmirësohet
Artikulli tjetërKlosi: 6,7 milionë turistë të huaj hynë në Shqipëri këtë vit