Ballina Bota

BM – Edhe ministrja e Arsimit jep dorëheqjen

LONDËR, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Ministrja britanike e Arsimit, Anne Milton ka dhënë dorëheqjen nga qeveria konservatore e kryeministres Theresa May.

Ajo tha se ishte e shqetësuar për faktin se Britania e Madhe mund të tërhiqej nga Bashkimi Europian pa asnjë marrëveshje.

Milton theksoi në letrën e dorëheqjes se ka “shqetësime serioze rreth largimit nga BE pa një marrëveshje”.

“Është e rëndësishme për mua që të jem e lirë të bëj atë që mendoj”, theksoi Milton.

Dje, edhe ministri i Britanisë së Madhe për Europën dhe Amerikën, Alan Duncan, dha dorëheqjen.

Duncan ka dhënë dorëheqjen disa orë para se të përfundojë votimi për udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Ai kishte përjetuar polemika të ashpra në lidhje me procesin e Brexit-it me ish-ministrin e Jashtëm të vendit, Boris Johnson, i cili pritet që të fitojë udhëheqjen e partisë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Tropojë: Vendimi për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit, unanim
Artikulli tjetërNdihma ekonomike, Jaku: Hiqet tavani 8 mijë lekë dhe kriteret përjashtuese, ligji i ri fuqizon shtresat në nevojë