MADRID, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri në ikje, Pedro Sanchez premtoi sot uljen e borxhit publik më shumë sesa norma e parashikuar në 2019, gjatë debatit në Kongres, në përfundim të së cilit ai shpreson të rikonsolidohet në qeverisje.
‘’Ne kemi si objektiv për të përmirësuar situatën e financave publike dhe të pozicionojë borxhin publik në kuotën e 95,8% të PBB-së këtë vit, kundrejt 96,1% planifikuar më parë’’, deklaroi lideri socialist gjatë prezantimit të programit të qeverisë.
Ky angazhim mund të perceptohet si një sinjal në drejtim të tregjeve, ndërsa qeveria e koalicionit që ai shpreson të formojë me të majtën radikale Podemos kërkon të ndjekë një politikë buxhetore të rreptë.//v.b/ a.jor.












