TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Temperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shihen si një lehtësim nga dimri i ftohtë, por kur ato arrijnë vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin disa këshilla për të evituar të nxehtin, rrjedhimisht duke eliminuar edhe rreziqet.
“Mbani shtëpinë të freskët. Mbani dritaret hapur gjatë natës. Përdorni tenda gjatë ditës. Fikni sa më shumë pajisje elektronike të mundeni. Freskohuni”, rekomandojnë ekspertët. /j.p/























