Ballina Bota

BM – Miliona stërlina për luftën kundër plastikës

LONDËR 22 korrik /ATSH-AA/ – Qeveria britanike ka njoftuar se bizneset në Britaninë e Madhe pritet që bashkërisht të investojnë deri në 149 milionë stërlina, krahas 60 milionë të atyre qeveritare për të ndihmuar në luftën globale kundër plastikës njëpërdorimshe.

Përderisa qeveria shpreson që të zvogëlojë ndikimin e karbonit duke përdorur bimë në vend të vajrave për të prodhuar plastikën dhe paketimet, fondet do të dedikohen për të kërkuar alternativa që mund të prodhohen nga bimët, druri dhe mbetjet e ushqimit.

Në mënyrë shtesë, fondet do t’u mundësojnë prodhuesve të gjejnë mënyra për të shkurtuar humbjet në zinxhirin furnizues, të zhvillojnë biznese të reja dhe të krijojnë materiale recikluese të reja dhe të qëndrueshme.

Të dhënat qeveritare thonë se rreth 80 milionë tonë paketime plastike prodhohet në vit dhe nëse mbeten të pakontrolluara pritet që të trefishohen deri në vitin 2050.

“Gara është në zhvillimin e zgjidhjeve të reja efektive dhe praktike për t’i dhënë fund kërcënimit të plastikës njëpërdorimshe duke ndihmuar në mbrojtjen e planetit për gjeneratat e ardhshme”, tha sekretari britanik i Biznesit, Greg Clark./   /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPORTRET – Pedro Sanchez karriera politike si malet ruse
Artikulli tjetërKolegji rrëzon padinë e Bindjes Demokratike për 5 bashki, PS: Pretendimet jo mbi baza ligjore