Ballina Bota

PORTUGALI – Zjarret masive rikthejnë ”makthet” e 2017

LISBONË, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Mbi një mijë forca zjarrfikëse po përballen nga dita e shtunë dhe sot për shuarjen e vatrave të zjarrit, që kanë shënuar tetë të plagosur në një rajon malor në qendër të Portugalisë, pikërisht aty ku zjarret masive rezultuan fatale me vdekjen e qindra personave në 2017.

Një nga të plagosurit, një civil në gjendje të rëndë, u evakuua me helikopter në Lisbonë, njoftoi komandanti i Mbrojtjes civile për rajonin qendror, Luis Belo Costa, gjatë një komunikate të shkurtër shtypi.

Rreth orës 03:00 (02:00 GMT), mbi 1 100 forca zjarrfikëse dhe 400 automjete u mobilizuan për të marrë nën kontroll situatën, sipas ueb-it të Mbrojtjes civile.

Ushtria portugeze ka kërkuar përforcime.

Shtabi i përgjithshëm do të dërgojë njëzet forca ushtarake dhe katër automjete për të hapur rrugët për kalimin e forcave zjarrfikëse.

Rreth njëzet avionë dhe helikopterë u vunë në gatishmëri të shtunën, por fluturimet u ndërprenë gjatë natës në këtë rajon kodrinor, të mbuluar me pyje, ku 114 persona vdiqën në dy vatra gjigante zjarri që u regjistruan, në qershor më pas në tetor të 2017.//v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e bashkëpunimit ekonomik, AZHBR pjesë e projektit “Global” në Kinë
Artikulli tjetërDurrës/ Policia, masa për garantimin e sezonit turistik