Ballina Aktualitet

Tiranë/ Grabiti një dyqan celularësh, kapet autori

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ – Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë ka kapur dhe ndaluar një person, i cili u identifikua nëpërmjet pamjeve filmike, pasi kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas analizimit të pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e personit të dyshuar si autor i vjedhjes së celularëve, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja.

Ndërkohë vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kosova progres në konsolidimin e sundimit të ligjit
Artikulli tjetërFOTO/ Rikonstruksioni i rrugës së Kaninës, impakt për punësimin dhe zhvillimin e agroturizmit