Ballina Bota

SHBA – Sanksione kompanive që ndihmojnë Iranin në programin bërthamor

UASHINGTON, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër një rrjeti kompanish, të dyshuara të përfshira në prokurimet për programin bërthamor iranian.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin tha se rrjeti i shtatë entiteteve dhe pesë individëve të vendosur në Iran, Kinë dhe Belgjikë synonin të ndihmonin Iranin “të merrte materiale të rëndësishme bërthamore dhe të përfitonin nga ambiciet malinje të regjimit”.

Masa nga SHBA është e para që synon programin bërthamor që kur Irani tha këtë muaj se do të rriste nivelet e pasurimit të uraniumit.

Njoftimi rreth pasurimit të uraniumit erdhi pasi Irani po përballet me sanksione ekonomike të SHBA-së, pasi Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi dënimet dhe kufizimet në vend./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Michelle Obama gruaja më e admiruar e botës
Artikulli tjetërShkarkohet gjyqtarja Anila Guri, kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese