Ballina Bota

GREQI – Një tërmet i fuqishëm trondit Athinën

ATHINË, 19 korrik /ATSH-ANA-ANSA/ – Një tërmet i fortë, me magnitudë 5,3 ballë të shkallës Rihter, tronditi sot Athinën.

Shumë prej banorëve kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Epiqendra e tij ka qenë 23 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, pranë malit Parnitha, dhe 12 kilometra në thellësi.

Ai arriti të shkaktonte kaos te banorët.

U raportuan gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë elektrike si dhe linjës së telefonisë.

Nuk ka njoftime për viktima./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënstacioni i ri në Kombinat, furnizimin me energji elektrike me cilësi të lartë për 120 mijë banorë
Artikulli tjetërDenaj: Së shpejti një aplikacion i dedikuar në ndihmë të luftës kundër informalitetit​