MADRID, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Për klubin spanjoll të “Real Madrid” komplikohet çështja për marrjen e Paul Pogba.
Mesfushori aktual i “Mançester Junajtid” mbetet në ëndrrat e Zinedine Zidane, trajneri i “Realit”, që sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, ka takuar presidentin Florentino Perez pikërisht për të biseduar për këtë çështje.
Pogba, që vlerësohet rreth 150 milionë euro nga drejtuesit e “Mançesterit”, aktualisht duket jashtë mundësive të klubeve të ndryshme mes të cilave edhe “Real Madrid” që duhet të arkëtojë, pas një fushate të fuqishme blerjesh, me më shumë se 300 milionë euro investime. /G.S/























