Ballina Bota

BRUKSEL – BE hetim për konkurrencën tek Amazon

BRUKSEL, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian ka vendosur të hapë një hetim për të parë nëse përdorimi nga ana e kompanisë Amazon i të dhënave nga shitësit e pavarur, që shesin prodhimet e tyre përmes platformës së gjigantit të tregtisë elektronike, shkel apo jo rregullat e konkurrencës.

“Ne duhet të sigurojmë që platformat online nuk eliminojnë përfitimet që tregtia online u ofron konsumatorëve përmes sjelljes antikonkurruese”, theksoi komisionerja e konkurrencës në BE, Margarethe Vestager.

“Shitjet online kanë nxitur konkurrencën në shitjet me pakicë duke zgjeruar mundësitë e zgjedhjes dhe uljes së çmimeve. Për të siguruar që konsumatorët të mund të shfrytëzojnë plotësisht këto avantazhe kam vendosur të shqyrtoj me shumë kujdes praktikat komerciale të ndjekura nga Amazon dhe rolin e saj të dyfishtë në shitjet me shumicë dhe pakicë, me qëllim të verifikimit nëse kompania po respekton rregullat e konkurrencës së BE-së”, përfundoi Vestager./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela në “skanerin” e Vetingut më 19 korrik
Artikulli tjetërFOTO/ Hyrja në qytetin e Sarandës, tashmë me sinjalistikë të re