Ballina Flash

Një infermiere “Qytetare nderi” e Elbasanit

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Këshilli bashkiak i Elbasanit i dha titullin “Qytetare Nderi”, Arzie Sadikut, “për kontributin e dhënë në fushën e infermierisë”.

Arzie Sadiku për 48 vite me radhë u shërbeu pacientëve të saj dhe nuk ka familje në Elbasan që të mos ketë ndjerë praninë dhe kontributin e saj.

Titulli “Qytetare Nderi”, Sadikut ju dha nga Kryetari në detyrë i bashkisë, Qazim Sejdini dhe kryetari i këshillit bashkiak, Altin Idrizi.

Arzie Sadiku ishte një nxënëse e shkëlqyer. Menjëherë pas shkollës ajo u punësua në spitalin e Elbasanit, punë të cilën do ta vazhdonte gjithë jetën e saj, duke u shquar për përkushtim dhe devotshmëri në kryerjen e detyrës./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha reagon për vendimin e Gjykatës së Durrësit: Në Shqipëri ka shpresë
Artikulli tjetërShqipëria rriti eksportet me Italinë, Gjermaninë dhe Kinën në qershor 2019