Shqipëria rriti eksportet me Italinë, Gjermaninë dhe Kinën në qershor 2019

Eksportet shqiptare nga vendet e Rajonit, dominuan në shtetet e BE-së, për periudhën qershor 2019

TIRANË, 17 korrik /ATSH/- Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në muajin Qershor 2019, me shtetet si Itali, Gjermani, Kinë etj, krahasuar me qershor 2018.

INSTAT bën të ditur se, eksportet u rritën me këto shtete gjatë muajit qershor 2019, krahasuar me qershor 2018, respektivisht me shifrat 0,3% më shumë me Italinë, me  Gjermaninë u rritën 12,6% dhe me Kinën u rritën 37,5%.

INSTAT bën të ditur se, për periudhën gjashtëmujore, në total vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova me një rritje 28,7%, Gjermania 2,8% më shumë dhe eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me 4,2%. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.