BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Europa duhet të forcohet dhe ata që duan ta bëjnë atë të lulëzojë do të më kenë në anën e tyre, deklaroi kandidatja e propozuar për kreun e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen.
”Por, ata që duan ta dobësojnë këtë Evropë do të gjejnë te mua një armike të ashpër”, theksoi ajo.
”Përsa i përket temës së Brexit , jam e gatshme të garantoj një zgjatje të mëtejshme të tërheqjes nëse nevojitet për arsye të vlefshme. Britania e Madhe mbetet partnerja jonë dhe një vend miqësor”, përfundoi Von der Leyen./ /os/ a.jor.






















