Ballina Flash

Bashkia e Elbasanit, buletin informative për zonat turistike

TIRANE, 16 korrik/ATSH/- I njohur dikur me emrin Skampis, qyteti në “kërthizë” të Shqipërisë, që sot njihet me emrin Elbasan, është ndër zonat më të hershme që vërtetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të vendit tonë.

I shtrirë në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, në lartësinë 120 m mbi nivelin e detit, Elbasani njihet si “kryeqendra e ditës së verës”, një festë pagane që më mirë se kudo tjetër festohet në këtë qytet të Shqipërisë së mesme. Njihet dhe si “qyteti i luleve”, ndërsa dikush në ditët e sotme e ka quajtur edhe “kryeqyteti i poezisë shqipe”. Në kohën e komunizmit Elbasanit i shkonte për shtat emri “qyteti i metalurgëve”.

Por, pas viteve ’90 vetë qytetarët elbasanas iu kthyen traditës së vjetër, pikave të shumta turistike. Dhe ishin vetë qytetarët ata të cilët nisin të preferonin periferitë e shumta të kësaj zone jo vetëm të pyllëzuar por thënë ndryshe “ 4 stinët me një vend”.

Bukuritë e shumta natyrore të këtij qyteti të lashtë kohët e fundit janë përmbledhur në fletë palosje në vlerat e një buletini informativ.

Nën kujdesin e  veçantë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini u bë e mundur që kjo fletëpalosje të shpërndahet kudo në qytet dhe përreth saj.

Kanë qenë të shumtë qytetarët që janë njohur me bukuritë natyrore turistike të qytetit nëpërmjet këtij mini buletini i cili përmban brenda tij historinë e Gjinarit turistik, vlerave të rralla historike të kësaj zone me shumë kala dhe dhe monumente të shumta kulturore mes tyre “ Dushkun e Lleshanit”, Varri i Kostandin Shpatarakut, fragmente të rrugëve të vjetra me kalldrëm, etj. Bukuri që tashmë janë shkelur nga shumë turistë vendas dhe të huaj.

Qytetarët janë njohur edhe me Funarin zonën e  pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastër dhe një natyrë thuajse të pashfrytëzuar, Funari është një nga bukuritë më të rralla të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit.

Tregani, që njihet me Llixhat të cilat janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake. Kjo zonë njihet jo vetëm nga pikëpamja turistike por edhe curative.

Këtu trajtohen sëmundje të shumta të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike gjithashtu.

Bradasheshi, një tjetër pikë turistike në Elbasan, territor i saj është përshkruar nga rruga Egnatia, një stacion i së cilës ruhet edhe sot si monument kulture në fshatin Bradashesh. Në këtë fshat ndodhet edhe Manastiri i Shën Joan Vladimirit, me një histori të veçantë dhe të vjetër, dita e të cilit kremtohet në 4 qershor ku vizitohet nga pelegrinë nga mbarë vendi.

Në fletëpalosje qytetarët janë njohur edhe me Shushicën dhe Bushekun e saj. Kjo zonë mbart shumë monumente kulturore me vlera të mëdha historike dhe arkeologjike, si pjesë e rrugës së vjetër “ Egnatia”.

Të gjitha këto pika të rëndësishme të qytetit të Elbasanit janë përmbledhur në një fletë të vetme ku Brenda saj qytetarët dhe turistët do të njihen lehtësisht me vlerat e rralla që mbart ky qytet i lashtë në kërthizë të Shqipërisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Neymar: Dua të iki nga PSG
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Do të jem armikja e armiqve të BE