BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-AA/ – Parlamenti Europian do të votojë sot për ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen si presidente e ardhshme e Komisionit Europian.
Nëse zgjidhet, Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë në postin e kreut të Komisionit Evropian.
Për t’u bërë presidente e KE-së, ajo duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës absolute të deputetëve në PE (të paktën 374 vota). Votimi do të jetë i fshehtë.
Nëse ministrja gjermane Leyen nuk fiton shumicën, Këshilli Europian do të dalë me një kandidat të ri brenda një muaji./ /os/ a.jor.











