BOLONJA, 15 korrik /ATSH-ANSA/ – Sinisa Mihajloviç hyri sot në spital për të filluar terapinë kundër leucemisë, njofton klubi i “Bolonjës”.
Fillimi i terapisë ishte vendosur për nesër, por trajneri serb, dakord edhe me stafin mjekësor të klubit dhe atë të repartit të hematologjisë së Institutit “Seragnoli del Policlinico Sant’Orsola”, e përshpejtoi fillimin e terapive.
Të shtunën, në një konferencë për shtyp, Sinisa Mihajloviç kishte njoftuar se është prekur nga leucemia. /G.S/























