Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/07/2019

HONG KONG – Manifestim kundër një projektligji që bën të mundur ekstradimin drejt Kinës.

PEKIN – Forum mbi sigurinë me krerët ushtarakë dhe ministrat e Mbrojtjes së vendeve afrikane.

NJU DELHI – Niset misioni indian “Chandrayaan-2” drejt Hënës.

PARIS – Zhvillohet parada ushtarake me rastin e festës kombëtare në prani të presidentit Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel.

PARIS – Takim me krerët e shteteve dhe qeverive europiane të pranishme me rastin e paradës.

UASHINGTON – Pritet një operacion i gjerë i largimit të emigrantëve të jashtëligjshëm nga SHBA-ja.

OTAVA – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg për vizitë në Kanada.

SPORT

BARCELONË – “FC Barcelona” fillon stërvitjen për sezonin 2019-2020.

LONDËR – Luhet finalja e turneut të Wimbledon mes Federer dhe Djokovic.

SILVERSTONE – Formula 1, çmimi i madh i Britanisë së Madhe.

BARCELONË – Prezantohet, Antoine Griezmann si lojtar i ri i “FC Barcelone”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Trashëgimia kulturore, vlerë e shtuar në zhvillimin e agroturizmit
Artikulli tjetërJanar-qershor/ 57 mijë turistë në Berat