Ballina Aktualitet

Soreca: Presidenca rumune e BE, rekomandime pozitive për Shqipërinë

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ – Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca u shpreh sot se Rumania gjatë Presidencës së BE ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë.

Duke folur në veprimtarinë përmbyllëse të Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila u  mbajt në Shtëpinë e Europës në Tiranë, Soreca tha se gjatë Presidencës rumune pati zhvillime të rëndësishme brenda bashkimit Europian, por edhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Soreca u shpreh se, një element i rëndësishëm i Presidencës së Rumanisë është organizmi i Samitit të 9 Majit që ka marrë vëmendjen e Europës.

“Ne po mirëpresim presidencën e radhës. Samiti i 9 Majit ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo ishte ndër ngjarjet kryesore të presidencës rumune. Pjesë e axhendës ka qenë edhe zgjerimi i mëtejshëm i hapësirës së BE, duke plotësuar kushtet dhe standardet”, tha Soreca.

Soreca u shpreh se muajt e ardhshëm BE do të fillojë nga puna me institucionet me drejtuesit e rinj. Më 15 do të jetë debati në PE sa i përket dhe Presidentit të ri të KE që është fillimi i kompozimit të BE.

“Ashtu siç e kanë thënë krerë të lartë të BE, presidenca rumune ka bërë shumë, i jap urimet e mia presidencës rumune për punën që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj. Po bëhet një reformim i ri i pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicionet e reja të Komisionit Europian e marrin detyrën në fillim të tetorit.  Ekzekutivi me siguri po merr detyrat e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Qytetarët pa hapësirë publike në Qerret: Privatët kanë zaptuar gjithë bregdetin, të ndërhyjnë autoritetet
Artikulli tjetërMeta nuk dekreton emërimin e akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave