Ballina Ekonomi

Prodhimi i qumështit u rrit me 5,87%, në fund të vitit të kaluar

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Prodhimi blegtoral në vend, shënoi rritje në fund të vitit të kaluar krahasuar me një vit më parë, ku dominoi rritja e prodhimit të qumështit dhe i nënprodukteve të tij.

INSTAT publikoi të dhënat zyrtare mbi prodhimin blegtoral, ku citon se, në vitin 2018 sasia e qumështit të grumbulluar arriti në rreth 139 mijë tonë, duke shënuar rritje me 5,87%, krahasuar me vitin 2017.

Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar shënoi 120 mijë tonë, ose 10% më shumë se në vitin 2017, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhive regjistroi shifrat përkatësisht rreth 12 mijë tonë dhe 6 mijë tonë.

Sipas INSTAT, në vitin 2018, sasia e qumështit të prodhuar për konsum është rreth 14 mijë tonë, në rritje me 7,26%, krahasuar me 2017. Ndaj sasisë gjithsej të qumështit të prodhuar në vitin 2018, qumështi i plotë i përpunuar përbën 77,1%, qumështi gjysëm i skremuar 22,0 %, qumështi i papërpunuar 0,7% dhe qumështi i skremuar 0,2% .

/e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluksi i turistëve forcon pozitat e lekut
Artikulli tjetërBraçe-Bashës: Selenica 7 ditë pa ujë, ndërroni transformatorin