Ballina Flash

Leonardo: Neymar do të ndëshkohet, ka ende 3 vjet kontratë me PSG

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Drejtoi sportiv i PSG, Leonardo, ka folur për çështjen “Neymar”.

Në një intervistë të gjatë për “Le Parisien”, 49-vjeçari paralajmëron masë ndëshkimore për lojtarin, që duket se është i vendosur për t’u kthyer te “Barcelona” në këtë merkato verore.

I pyetur për mosparaqitjen në grumbullim të Neymar, Leonardo tha se, “duhej të kishte mbërritur, por nuk erdhi. Do të shohim se çfarë masash do të marrim, ashtu siç kemi bërë gjithmonë me lojtarët tanë. E ka luajtur ndeshjen e tij të fundit më 6 qershor dhe pushimet përfundonin më 8 korrik”.

Për kontratën Leonardo tha se ka folur me Neymar dhe me përfaqësuesit e tij kur mori detyrën. “Pozicionet tona janë të qarta. Sot ka vetëm një gjë konkrete: ai është në kontratë edhe për tre vjet. Nuk kemi marrë asnjë ofertë, kështu që nuk mund të diskutojmë për asgjë”, tha ai.

Për interesimin e “Barcelonës”, Neymar tha se, “kemi patur kontakte sipërfaqësore. Neymar mund të largohet nga PSG nëse vjen një ofertë e leverdisshme dhe na bind të gjithëve. Sot nuk e dimë cila skuadër e do dhe me çfarë çmimi. Nuk mund të vendosim brenda një dite”.

Për transferimin e De Ligt dhe Donnarummës, Leonardo tha se, “De Ligt është një futbollist i madh, por nuk ishte momenti i duhur për të bërë një investim kaq të shtrenjtë. Duhet të qetësohemi pak, nuk kemi 200 milionë euro për për t’i shpenzuar në këtë mënyrë. Donnarumma? Nuk është prioritet për ne blerja e një portieri, pasi kemi 4 lojtarë në këtë rol”.

/gj.m/ /a.g

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrogozhinë, drejt përfundimit aksi Qendër-Gosë – Gosë e Madhe
Artikulli tjetër“Valencia” pranë transferimit të Dennis Praet