“Valencia” pranë transferimit të Dennis Praet

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ “Valencia” futet fuqishëm në garën për të arritur te kartoni i Dennis Praet, e ardhmja e të cilit me shumë mundësi do të jetë në La Liga.

Drejtuesit e klubit nga “Mestalla” i kanë paraqitur Sampdorias, që zotëron edhe kartonin e mesfushorit, i cili sezonin e kaluar është aktivizuar 34 herë duke shënuar edhe 2 gola, ofertën prej 15-16 milionë euro, plus bonuset.

Për 24-vjeçarin interesohen gjithashtu edhe “Milani” e “Juventusi”, por klubi spanjoll është përpara me bisedimet për të arritur marrëveshjen.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.