Ballina Bota

BIOTEKNOLOGJI – Studiuesit francezë i hapin rrugën një gjenerate të re antibiotikësh

PARIS, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Disa studiues francezë kanë krijuar molekula të reja që për të eliminuar baktere rezistente ndaj trajtimeve ekzistuese dhe që duket se nuk sjellin rezistenca të reja, duke krijuar kështu kandidatë premtues për zhvillimin e antibiotikëve të rinj.

Rezultatet e testeve të bërë tek minjtë, të publikuara sot në revistën amerikane Plos Biology, ende duhet të konfirmohen nga testet klinike tek njerëzit, thekson ekipi i biokimistëve dhe kimistëve të institutit Inserm dhe të universitetit të Rënesë.

Këto zbulime pritet t’i japin një zgjidhje problemit të zhvillimit të antibiotikorezistencës nga ana e baktereve që përbën një kërcënim të rritje për shëndetësinë botërore.

Sipas një studimi britanik, ky fenomen mund të shkaktojë vdekjen e dhjetë milionë personave në vit deri në vitin 2050. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pirateria kibernetike botërore ka kushtuar 45 miliardë dollarë në 2018
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Serena Williams gjobitet me 10 000 dollarë se godet barin