TEHERAN, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Duke filluar nga nesër Teherani pohon se është gati të kalojë limitin për pasurimin e uraniumit të vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Këtë njoftim e ka dhënë Ali Akbar Velayati, këshilltar i gudiës supreme të Iranit Ali Khamenei.
Sipas televizionit shtetëror iranian, Velayati shtoi se qoftë SHBA-ja qoftë BE-ja po shkelin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë marrëveshjen bërthamore dhe se Irani do të fillojë të pasurojë uraniumin deri në 5%, përtej limitit të 3,67% të vendosur nga marrëveshja. /G.S/





















