Ballina Flash

FUTBOLL – PSG shton përforcimet me Ander Herrera

PARIS, 5 korrik /ATSH-AA/ – Lojtari i dikurshëm i “Mançester Junajtid”, Ander Herrera ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me PSG-në, njoftuan kampionët e Francës.

Herrera në Paris erdhi si lojtar i lirë, pas i skadoi kontrata me “Junajtid” ndërsa largimin nga “Old Traford” e paralajmëroi që në maj.

“PSG është klubi më i madh në Francë. Ai vazhdon të përparojë dhe të garojë për çdo trofe të mundshëm. Jam i lumtur me ardhjen time në Paris dhe faktin që do të vesh fanellën e këtij klubi. Shpresoj të vazhdoj të krijoj një histori të klubit. Ndjehem shumë mirë. Parisi është qyteti më i bukur në botë. Unë premtoj tre gjëra: punë, profesionalizëm dhe pasion”, tha Herrera për faqen e internetit të klubit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Fituesi olimpik dënohet për shitje lëndësh narkotike
Artikulli tjetërPërfundimet e Samitit të Poznanit, BE mbështetje financiare projekteve në Ballkanin Perëndimor