Ballina Bota

RUSI – Moska: Nëndetësja që u përfshi nga flakët ishte bërthamore

MOSKË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – Tre ditë nga incidenti, Kremlini konfirmon se nëndetësja e fshehtë e prekur nga zjarri ishte me motor bërthamor.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergiei Shoigu, garantoi menjëherë se “reaktori ishte izoluar dhe vendosur në ambient të sigurt dhe është në gjendje pune”.

Gjatë një bisede me Putinin, Shoigu theksoi gjithashtu se zjarri kishte rënë në pjesën ku ndodhen bateritë e nëndetëses.

Për shkak të këtij incidenti që ndodhi të hënën 14 marinarë që ndodheshin në bordin e nëndetëses humbën jetën. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Mbyllet Akropoli për vizitorët për shkak të temperaturave të larta
Artikulli tjetërZAGREB – Kroacia nis procesin e shtimit të avionëve luftarakë