Ballina Aktualitet

Caka: Masa proaktive në luftën ndaj korrupsionit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me 29 institucione shqiptare kanë hartuar plan veprimi që përfshin masa proaktive për luftimin konkret dhe të matshëm të korrupsionit.

Zv.ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka deklaroi sot se “draft Plani i Veprimit 2019-2023 është hartuar në bashkëpunim me 29 institucione shqiptare të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe përforcimin e përpjekjeve për ndëshkim, parandalim dhe ndërgjegjësim ndaj praktikave korruptive”.

“Sot përfundoi trajnimi triditor i stafit të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të angazhuara në hartimin e Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit 2019-2023. Ekspertët e Delegacionit të Bashkimit Europian trajnuan stafin lidhur me metodat e konstimit, planifikimin e aktiviteteve dhe realizimin efektiv të objektivave”, tha ajo.

Ndërkohë që institucionet po vijojnë punën me hartimin e Planin e Veprimit 2019-2023, Caka tha se “një draft paraprak është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë për konsultim publik”./m.m//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet në Shqipëri, potencial zhvillimi ekonomik dhe prezantim në tregjet ndërkombëtare
Artikulli tjetërFrenimi i kërkesave për azil, Policia e Shtetit bashkëpunim me partnerët europianë