Frenimi i kërkesave për azil, Policia e Shtetit bashkëpunim me partnerët europianë

TIRANË, 4 korrik /ATSH – I. Vata/ – Policia e Shtetit po bashkëpunim me partnerët europianë për frenimin e kërkesave për azil dhe qëndrim të paligjshëm në BE”, shprehet Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme ju drejtohet qytetarëve duke pohuar se kërkesat për azil në vendet e BE-së dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

“Kërkesa për azil apo qëndrimi i paligjshëm ne vendet e BE dëmton cilindo që e bën këtë gabim, por edhe imazhin e vendit. Policia e Shtetit po bashkëpunon me partnerët europianë për të frenuar këtë dukuri të dëmshme”, sqaron Ministria.

Po ashtu Ministria e Brendshme kërkon bashkëpunimin me qytetarët për të denoncuar rastet.

“Policia e Shtetit fton për bashkëpunim, në denoncimin e individëve apo subjekteve që mashtrojnë qytetarët – tel. 112. Mos abuzo me lirinë tënde të lëvizjes! Respekto dinjitetin tënd dhe të Shqipërisë!” – thuhet në njoftim.

Ministria e Brendshme publikon raste të riatdhesimit të shtetasve që kërkuan azil në vendet e BE-së nga ku vetëm në vitin 2019, u riatdhesuan 2550 persona.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.