Ballina Bota

ITALI – Shpërthen vullkani Stromboli

ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Një seri shpërthimesh të fuqishme u regjistruan nga krateri i vullkanit Stromboli nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkaneve në Katania.

“Të paktën një person ka vdekur. Një 35-vjeçar nga Milaco, Massimo Imbesi. Ai ishte bashkë me një mik nga Brazili i cili është plagosur lehtë”, sipas informacioneve të dhëna nga kryebashkiaku Lipari Marco Giorgianni.

Mbrojtja civile rajonale siciliane ka dërguar pranë brigjeve të Strombolit një anije ushtarake dhe një anije civile për t’i paraprirë një ndërhyrje për ndihmë ose një evakuimi të mundshëm të ishullit.

Numri i personave të evakuuar deri tani nga fshati Xhinostra ka arritur në 70, shumica e të cilëve janë turistë të frikësuar që nuk duan të kalojnë natën këtu. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Atletiko Madridi blen Joao Felix për 126 milionë euro
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Argjentina dhe Kili shijojnë eklipsin e plotë të Diellit