SOFT NEWS – Argjentina dhe Kili shijojnë eklipsin e plotë të Diellit

BUENOS AIRES, 3 korrik /ATSH-AA/ – Banorët e Kilit dhe ata në disa pjesë të Argjentinës ndoqën eklipsin e plotë të Diellit që u vërejt mbi Oqeanin Paqësor dhe më pas edhe në brigjet e Kilit.

Ky fenomen në Argjentinë u regjistrua në ora 16:30 sipas orës lokale dhe brenda këtyre dy orëve u ndoq nga banorët e San Juan, La Rioja, San Luis, Cordoba, Santa Fe dhe Buenos Aires.

Eklipsi i Diellit në Coquimbu, në veri të Kilit u ndoq nga 140 mijë turistë.

Eklipsi i fundit i Diellit është regjistrua në gusht të vitit 2017 në SHBA dhe disa vende të Amerikës Jugore. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.