Ballina Ekonomi

Banka e Shqipërisë, norma bazë e interesit për lekun nuk ndyshon

TIRANË, 3 korrik /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi sot raportin e ndërmjetëm të politikës monetare.

Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 1%.

Gjithashtu, Banka Qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 0.10% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1.90%. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkarkimi i Metës, Konferenca e Kryetarëve: Më 8 korrik seanca plenare për ngritjen e komisionit hetimor
Artikulli tjetërFRANCË – Parisi miraton marrëveshjen e tregtisë së lirë Kanada-BE