FRANCË – Parisi miraton marrëveshjen e tregtisë së lirë Kanada-BE

PARIS, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze miratoi sot marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Kanadasë (CETA), që Asambleja Kombëtare do e ratifikojë më 17 korrik, njoftoi sekretari i shtetit, Jean Baptiste Lemoyne.

“Këshilli i ministrave miratoi projektligjin”, theksoi ai në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

“Eksportet tona drejt Kanadasë janë rritur me 6,6% mes vitit 2017-2018”, theksoi sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke theksuar se teprica tregtare franceze me këtë shtet amerikanoverior kishte kaluar nga 50 në 450 milionë euro për të njëjtën periudhë.

Miratuar në shkurt 2017 nga Parlamenti Europian, traktati të miratohet gjithashtu nga 38 asambletë kombëtare dhe rajonale të Europës. Spanja dhe Britania e Madhe e kanë ratifikuar, por Gjermania dhe Italia ende nuk kanë dhënë formalisht miratimin e tyre. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.