TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Fredi Kokoneshi, kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Divjakës, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 70 kutive, Fredi Kokoneshi, i cili kandidonte i vetëm për kreun e bashkisë së Divjakës mori 13 513 vota.
Gjatë fushatës elektorale Kokoneshi ka premtuar se me mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë do të vazhdojë rrugën e nisur me investime strategjike, të cilët do ta kthejnë Divjakën në vendin e merituar përkrah qyteteve të tjera turistike dhe do ta bëjnë atë një qendër për turizmin elitar./k.s/ /a.g/























