TIRANË, 1 korrik/ATSH/- Ka përfunduar procesi i numërimit të kutive edhe në dy bashki të tjera, në atë të Poliçanit dhe Roskovecit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Adriatik Zotkaj kandidati i Partisë Socialiste për Poliçanin ka marrë 4,681 vota nga 26 kuti votimi.
Ai merr mandatin e tij të pestë në krye të bashkisë së Poliçanit. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai fitoi me 72.46% të votave.
Nga ana tjetër, në bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi e PS-së ka marrë 7,740 vota nga 34 kuti votimi.
z.tosku/j.p/























