Ballina Flash

Ritmet mbi urat e kryeqytetit përmbyllin Muajin e Muzikës

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Qytetarët e Tiranës mbrëmjen e djeshme kanë shijuar një natë vere ndryshe. Në mbylljen e Muajit të Muzikës u ngritën tri skena në Lanë ku artistët performuan këngë dhe qytetarët shijuan ritmet muzikore në një skenë të veçantë.

Artistë, nxënës të Liceut Artistik dhe DJ, performuan mbi tre ura të kryeqytetit, ku ritmeve muzikore dhe performacës së tyre iu bashkuan qindra qytetarë dhe të rinj të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes me pamjet e këtij eventi përmbyllës të Muajit të Muzikës.

Ministrja e Kulturës ka organizuar një sërë eventesh për Muajin e Muzikës duke nisur nga sheshi ”Skënderbej” e deri tek urbanët e kryeqytetit muzika ka qenë kryefjala e këtij muaji për jetën kulturore në Tiranë. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Balluku: Votojmë për fëmijët tanë, askush nuk duhet ta humbë këtë rast 
Artikulli tjetërHANOI – Vietnami dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë