Ballina Bota

SEUL – Trump në vizitë në Korenë e Jugut

SEUL, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Korenë e Jugut, pas ftesës drejtuar liderit koreano-verior, Kim Jong Un gjatë samitit të G20-ës për një shtrëngim duarsh në zonën e Demilitarizuar (DMZ) që ndan dy Koretë.

”Avioni presidencial Air Force One u ul në pistën e bazës ajrore Osan në jug të Seulit”, sipas medias.

Në kohën që Trump ishte i pranishëm në Osaka në samitin e G20-ës, në një postim në Twitter ai shprehet se ishte i gatshëm për të takuar Kim në kufirin DMZ, për një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje.//v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPublikohen rezultatet e maturantëve në provimin e matematikës
Artikulli tjetërVijon shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër Qendra Votimi, procesi monitorohet edhe nga OSBE/ODIHR