Ballina Bota

JAPONI – Fillon samiti i G20-ës

OSAKA, 28 qershor /ATSH-AA/ – Samiti dyditor i liderëve të G20-tës filloi sot në qytetin japonez Osaka.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, gjithashtu kryesues i samitit, përshëndeti liderët së bashku me krerët e disa organizatave ndërkombëtare në qendrën e panaireve INTEX të Osakës.

Pas një fotografie familjare, udhëheqësit ndoqën eventin “Ekonomia dixhitale”, pas së cilit u mbajt sesioni i parë me temën “Ekonomia globale, tregtia dhe investimet”.

Më vonë, liderët do të mbajnë takime bilaterale dhe do të marrin pjesë në një seancë mbi “Inovacionin”.

Dita e parë e samitit do të përfundojë me një ngjarje kulturore dhe darkën e liderëve të G20-tës.

Dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me një seancë të veçantë mbi temën “Fuqizimi i gruas”.

Pasdite, udhëheqësit është planifikuar të marrin pjesë në sesionin përfundimtar të samitit me temën “Ndryshimet klimatike – Mjedisi dhe energjia”.

Në takim, i ndjekur nga më shumë se 2 000 gazetarë nga e gjithë bota, marrin pjesë 30 000 persona, përfshirë 19 liderë dhe delegatë nga Bashkimi Europian./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakG20 – Trump batuta me Putinin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane
Artikulli tjetërDjegia me molotov e KZAZ-së në Bushat/ Arrestohet nënkryetari i bashkisë dhe 13 të tjerë